LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli nis bisedimet për transferimin e Enzo Fernandez, por problem mbetet klauzola e tij e lartë

Liverpooli nis bisedimet për transferimin e Enzo Fernandez, por problem mbetet klauzola e tij e lartë

Enzo Fernandez është një nga futbollistët e rinj më të mirë në këtë Kampionat Botëror që po mbahet në Katar.

Mesfushori argjentinas ka shkëlqyer me Kombëtaren e tij, por edhe në sezonin e tij të parë në Evropë me Benfican.


21-vjeçari ka zhvilluar pesë ndeshje me Argjentinën ku ka një gol dhe një asistim në këtë Kupë të Botës.

Ndërkohë në 24 ndeshje zyrtare me Benfican, Enzo Fernandez ka shënuar tre gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Mediumi portugez ‘Record’ ka raportuar se Liverpooli po e kërkon transferimin e argjentinasit dhe tanimë kanë nisur bisedimet me agjentët e futbollistit.

Dëshira e lojtarit është për ta bërë një hap para në karrierën e tij, por vlera e tij është rritur shumë.

Madje gjiganti portugez Benfica nuk e ka ndërmend për ta lënë të lirë lojtarin pa u paguar klauzola e tij e cila është shumë e lartë prej 120 milionë eurove.

Gjithsesi interesim për lojtarin kanë shprehur edhe Real Madrid e Manchester City. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori