LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli në bisedime të avancuara për Van Dijk, marrëveshja me të thyen rekordin e klubit për transferime

Liverpooli në bisedime të avancuara për Van Dijk, marrëveshja me të thyen rekordin e klubit për transferime

Liverpooli është afër të mbyll një marrëveshje me Southamptonin për mesfushorin holandez, Virgil van Dijk.

Mediat irlandeze raportojnë se Liverpooli ka bërë një hap të madh në ndjekjen e tyre për Van Dijk dhe më në fund u është dhënë dritë jeshile për të negociuar një marrëveshje për lojtarin.


Ata janë afër pranimit të një marrëveshjeje të strukturuar, por me vlerë shumë të madhe, sidomos për një mbrojtës.

Van Dijk mbetet objektiv i Liverpoolit, por Reds të pakënaqur me çmimin e lojtarit
Lexo po ashtu Van Dijk mbetet objektiv i Liverpoolit, por Reds të pakënaqur me çmimin e lojtarit

Sipas mediumit Irish Indipendente, Liverpooli pritet të mbyll marrëveshjen në vlerë prej 70 milionë funtesh me Southamptonin për Van Dijk.

Van Dijk është një nga mbrojtësit më të mirë në Ligën Premier sezoneve të fundit (Getty Images)

Marrëveshja do të bënte rekord absolut të klubit nënshkrimin e 26-vjeçarit holandez për klubin nga Anfield.

Kjo pasi Van Dijk do t’i kalonte 36 milionë funtet e paguara për Mohamed Salahn verën e kaluar dhe 48 milionë funte të vendosura për të shkuar për Naby Keita verën e 2018.

Pesë transferimet 'speciale' që Liverpooli ka në mendje për t'i afruar
Lexo po ashtu Pesë transferimet 'speciale' që Liverpooli ka në mendje për t'i afruar

Van Dijk ishte lënë jashtë skuadrës së Southampton në barazimin 1-1 me Huddersfield, ndeshjen e dytë që ai ka humbur.

Ndryshe, mbrojtja është ‘thembra e Akilit’ për Reds dhe trajneri Jurgen Klopp e ka kuptuar këtë, duke vendosur të ndërhyj në afatin e janarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori