LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli ndalet me barazim në shtëpi nga Fulhami

Liverpooli ndalet me barazim në shtëpi nga Fulhami

Liverpooli ka luajtur baras me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier. 

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët të cilët realizuan në minutën e 11-të përmes Andreas Pereiras për rezultatin 1-0. 

Në minutën e 17-të Liverpooli mori një goditje të madhe pas përjashtimit me karton të kuq të Andy Robertson. 


Kjo nuk bëri që vendasit të zmbrapsen pasi në minutën e 47-të ata ia dolën të shënojnë për 1-1 përmes Cody Gakpos i cili u asistua nga Mohamed Salah. 

Fulhami shënoi sërish për të rikthyer avantazhin, kësaj radhe përmes Rodrigo Muniz i cili në minutën e 76-të realizoi për 2-1. 

Pak minuta pa përfunduar koha e rregullt, Liverpooli e gjeti sërish rrugën e rrjetës me anë të Diogo Jotas i cili në minutën e 86-të realizoi për 2-2. 

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit rrjetat mbetën të paprekura dhe kështu Liverpooli barazoi për javën e dytë radhazi pas barazimit ndaj Neëcastle United. 

Liverpooli vazhdon ende si lider në tabelë me 36 pikë të grumbulluara, pesë më shumë se Chelsea në vendin e dytë që ka 31 sosh dhe nesër (e diel) luan ndaj Brentfordit./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Reagimi epik i Florentino Perez pas debaklit që pësoi Real Madridi ndaj Barcelonës

Reagimi epik i Florentino Perez pas debaklit që pësoi Real Madridi ndaj Barcelonës

La Liga
Konfirmohet largimi i yllit të Milanit - ai do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga

Konfirmohet largimi i yllit të Milanit - ai do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga

Serie A

"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës

La Liga
Flick flet pas fitores spektakolare ndaj Realit në finalen e Superkupës: Ndeshja e Bernabeut na ka dhënë besim

Flick flet pas fitores spektakolare ndaj Realit në finalen e Superkupës: Ndeshja e Bernabeut na ka dhënë besim

La Liga
U lëndua në El Clasico, mësohet sa do të mungojë ylli i Barcelonës

U lëndua në El Clasico, mësohet sa do të mungojë ylli i Barcelonës

La Liga
Saliba nuk kishte të drejtë të gjuante penallti ndaj Man Utd për shkak të një rregulli të panjohur

Saliba nuk kishte të drejtë të gjuante penallti ndaj Man Utd për shkak të një rregulli të panjohur

Premier League
Kalo në kategori