eksperti-banner

Me Cristiano Ronaldon pranë kalimit te Juventusi, ka raporte në Itali që thonë se Liverpooli ka bërë kontaktet e para për Paulo Dybalan.

Ideja e marrjes së CR7 nga Real Madrid për 100 milionë euro me një rrogë prej 30 milionë euro në vit, dukej e pavërtetë para disa ditësh.


Megjithatë, tani konsiderohet nga burime të shumta të mediave se një marrëveshje e tillë është në prag të përfundimit.

Ronaldo mund të transferohet në Allianz Stadium të Torinos, por Juventusi duhet t'i lirojë vendin me një largim të mundshëm të ndonjë ylli.

dybala 1 Paulo Dybala (Getty Images)

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, transferimi i Ronaldos ka bërë që Liverpooli të kërkojë Dybalan, roli i të cilit në Torino mund të jetë në dyshim.

Deri më tani situata është shumë në fazën e eksplorimit, por do të ishte një ofertë intriguese pas suksesit të madh të Mohamed Salah, i nënshkruar nga Roma.

Sezonin e kaluar, argjentinasi i njohur si La Joya shënoi 26 gola dhe bëri shtatë asistime në 46 ndeshje në të gjitha garat.

Çmimi i sulmuesit argjentinas mund të sillet 80-100 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app