LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli dy oferta në vlerë 70 milionë euro brenda ditës

Liverpooli dy oferta në vlerë 70 milionë euro brenda ditës

Liverpooli është vënë pas anësorit të Real Madrid, Marco Asensio.

Sipas asaj që shkruan Diario Gol, lojtari pëlqehet edhe nga Chelsea dhe Arsenali,  por Liverpooli ka bërë ofertë në vlerë 50 milionë euro.


Djaloshi që po shkëlqen me Real Madridin

Po ashtu flitet se The Reds kaun bërë ofertë edhe për mbrojtësin e Lazios, Stefan de Vrij.

Oferta për holandezin kapi shifrën e 20 milionë eurove.

Asensio ka luajtur te Real Madridi më shumë se James Rodriguez dhe Lucas, ndërsa kishte minuta edhe në finalen e Ligës së Kampionëve.  /Telegrafi/