Liverpool - Brighton, formacionet zyrtare


Liverpooli dhe Brightoni kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier, ku Xherdan Shaqiri edhe kësaj radhe është në bankën rezervë.
Reds janë nikoqirë të Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit anglez.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp do të hyjë në këtë ndeshje me qëllimin e vetëm, të shënoj fitoren e tretë nga po kaq ndeshje.
Në anën tjetër, mysafirët kanë një humbje dhe një fitore në dy ndeshjet e para, ndërsa presin rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme:
Liverpool: Alisson; Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Milner, Wijnaldum, Keita; Salah, Firmino, Mane.
Brighton: Ryan; Montoya, Daffy, Balogun, Bong; Knockaert, Stephans, Propper, March, Bissouma; Murray.
/Telegrafi/






































