LAJMI I FUNDIT:

Lista e lëndimeve me tetë lojtarë të Real Madridit dhe datat e mundshme të kthimit

Lista e lëndimeve me tetë lojtarë të Real Madridit dhe datat e mundshme të kthimit

Real Madrid po kalon nëpër krizë lëndimesh, por që po merr rezultate pozitive, mirëpo nuk dihet se deri kur do të zgjasë kjo situatë.

Më poshtë është lista e plotë me lojtarët e lënduar te Los Blancos dhe kur pritet rikthimi i tyre.


Thibaut Courtois: Prill 2024

Portieri belg nuk ka luajtur për Real Madridin këtë sezon pasi ka lënduar ligamentet. Carlo Ancelotti thotë se shpreson ta ketë gardianin para përfundimit të sezonit.

Lista me 10 lojtarë të La Ligës që kanë këputur ligamentet këtë sezon – tre luajnë për Real Madridin
Lexo po ashtu Lista me 10 lojtarë të La Ligës që kanë këputur ligamentet këtë sezon – tre luajnë për Real Madridin

Dani Carvajal: 21 dhjetor

Mbrojtësi është jashtë fushës për shkak të një lëndimi të kofshës që mori gjatë fitores kundër Granadës. Sipas Ancelottit, spanjolli mund të luajë kundër Alaves të enjten.

Eder Militao

Mbrojtësi thuhet se është duke u rikuperuar më shpejt nga sa pritej nga lëndimi i ligamenteve që pësoi në fillim të sezonit. Ndoshta ai mund të kthehet përpara ndeshjes së dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.

Toni Kroos i bie 'pishman' për një vendim që e ka marrë vite më parë - do të gëzojë shumëkë
Lexo po ashtu Toni Kroos i bie 'pishman' për një vendim që e ka marrë vite më parë - do të gëzojë shumëkë

Data e mundshme e kthimit, 18 shkurt.

Ferland Mendy

Mbrojtësi mori një goditje në ndeshjen kundër Villarrealit. Ai detyroi një zëvendësim në pjesën e parë. Megjithatë, problemi nuk është shumë serioz dhe ai pritet të kthehet këtë fundjavë.

Data e mundshme e kthimit, 30 dhjetor.

Ancelotti zgjedh ekzekutuesin e ri të penalltive te Real Madridi
Lexo po ashtu Ancelotti zgjedh ekzekutuesin e ri të penalltive te Real Madridi

Eduardo Camavinga

Ancelotti përmendi Camavingan ndër lojtarët më afër rikuperimit të plotë. Ai tashmë po stërvit vetëm dhe pritet të kthehet menjëherë pas Krishtlindjeve.

Data e mundshme e kthimit, 4 janar 2024.

Arda Guler

Adoleshenti nuk ka luajtur për Real Madridin që kur u bashkua në verë. Lajmi i mirë është se ai është rikthyer në stërvitje dhe mund të paraqitet nga fillimi i vitit.

Data e mundshme e kthimit, 4 janar 2024.

Po shkëlqen te Girona, Real Madridi ka klauzolë speciale për Gutierrez
Lexo po ashtu Po shkëlqen te Girona, Real Madridi ka klauzolë speciale për Gutierrez

Vinicius Junior

Anësori ka qenë brenda dhe jashtë tabelës së trajtimit këtë sezon. Lëndimi i tij i fundit në kërdhokulla u pësua në ndeshjet ndërkombëtare duke luajtur për Brazilin. Por, Ancelotti ka ndarë lajmin e mirë se Vini do të kthehet në janar.

Data e mundshme e kthimit, 4 janar 2024.

Plani "B" i Real Madridit nëse Mbappe refuzon t'u bashkohet
Lexo po ashtu Plani "B" i Real Madridit nëse Mbappe refuzon t'u bashkohet

David Alaba

Mbrojtësi austriak ishte i pafat për t’u bërë lojtari i tretë i Real Madridit që pësoi një lëndim në ligamente këtë vit. Ai ende nuk i është nënshtruar një operacioni për të zgjidhur problemin. Burime të shumta thonë se ai nuk do të luajë më këtë sezon.

Data e mundshme e kthimit, gusht 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori