Ndeshjet e grupeve në Ligën e Kampionëve fillojnë edhe zyrtarisht nesër (e martë) me disa përballje interesante.
Juventus, Barcelon dhe Liverpooli, do të tentojnë që ta fitojnë garën më të madhe për klube në Evropë, ndërsa edhe Manchester City mund të cilësohet si favorit.
32 trajnerë do të garojnë për çmimin më të madh që mund ta fitojë një klub evropian, e që me theks të veçantë tani shikohet edhe nga karriera e tyre si lojtarë, se a kanë luajtur madje edhe futboll profesionist:
Mazzu nuk ka luajtur futboll profesionist.
Trpisovsky nuk ka luajtur futboll profesionist.
Lage ka luajtur si i ri për Indepedenten, mirëpo asnjëherë nuk ka luajtur në nivelin e futbollistit profesionist.
Është për t’u befasuar, por Sarri nuk ka luajtur në karrierën e tij si lojtar futboll profesionist. Ka luajtur për klube si Montevarchi dhe Pontedera, derisa u pensionua te Fignline shkaku i lëndimeve.
Njëri nga trajnerët më të talentuar në Ligën e Kampionëve nuk e ka shijuar asnjëherë karrierën e të luajturit si futbollist i suksesshëm. Në të kaluarën ka luajtur për klube si Augsburg dhe 1860 Munich, por lëndimet në gju e detyruan të largohej nga futbolli.
Tuchel ka luajtur te Augsburgu para se të kalonte te skuadra nga Bundesliga 2, Stuttgartes Kickers. Trajneri nuk arriti ta gjente vetën si lojtar te të dyja skuadrat, gjersa kishte kaluar te SSV Ulm.
Castro më shumë e kaloi karrierën e tij duke luajtur në ligat amatere të Portugalisë, por që luajtir për skuadrat si Vitoria S.C dhe Elvas.
Marsch e kaloi karrierën e tij duke luajtur për klube nga MLS si, D.C United, Chicago Fire dhe Chivas USA.
Milojevic e kaloi karrierën e tij në Greqi duke luajtur për Panathinaikosin dhe më vonë te Red Star Belegrade.
Klopp është më i mirë si trajner se sa ishte si lojtar. Gjermani kishte luajtur në vendlindje për klubin e Mainz 05 për 11 vite.
Martins e filloi karrierën në Feirese, para se të kalonte te klubet si, Vitoria S.C dhe më pas te Sporting Lisbona
Gasperini e filloi karrierën te Juventusi, mirëpo asnjëherë nuk luajti në nivele të larta. Më pas kaloi te Palermo në Serie B për të t’u rikthyer më vonë në Serie A te Pescara.
Ten Hag bëri 336 paraqitje të cilat më së shumti i zhvilloi për Twenten.
Semin e kaloi të gjithë karrierën duke luajtur në Rusi. Ka luajtur për klube si, Spartak Moscoë dhe Dyamo Moscoë, derisa kishte luajtur edhe për tri vite te Lokomotiva e Moskës.
Favre e kaloi pjesën më të madhe të karrierës duke luajtur në Zvicër te klubi Servette, gjersa ishte pjesë edhe e Toulouses.
Pas tri sezonesh të shkëlqyera te Genk, Clemente kaloi te skuadra nga Liga Premier, Coventry në vitin 1998, e që ishte arritja më madhe e tij në karrierë.
Bjelica ka luajtur për klube si Betis, Las Palamas dhe Kaiserslautern gjatë karrierës së tij 17-vjeçare si lojtar.
Galtier kishte një karrierë solide në Ligue 1, ku bëri 367 paraqitje për klube si, Marseille, Lille, Toulouse dhe Angers.
Bosz e shijoi karrierën e tij duke luajtur për Feyenoordin, ku bëri 155 paraqitje në pesë vite.
Terim ka luajtur për dy klube gjatë karrierës së tij: Adana Demirspor dhe Galatsarayn. Në 11 vite karrierë, terim kishte zhvilluar 327 paraqitje duke shënuar 11 herë.
Valverde e filloi karrierën te Alaves para se të kalonte më vonë te Espanyoli. Ai luajti për Barcelonën nga viti 1988 deri në vitin 1990, e që arriti ta fitonte Kupën e Mbretit. Ka luajtur edhe për klube si Athletic Bilbao, gjersa kishte vetëm një paraqitje për Spanjën.
Semak e krijoi emrin e tij te CSKA Moska, duke shënuar 69 gola në 289 paraqitje e më vonë kaloi te Paris Sanit-Germian për ta përfunduar karrierën te Zeniti.
Pochettino është një trajner shumë i zoti, por ishte edhe një lojtar solid. E shijoi karrierën e tij te Espanyoli për ta fituar Kupën e Mbretit, më vonë iu bashkua PSG-së.
I sapo emëruari te Valencia kishte një karrierë mesatare, mirëpo që ka luajtur te klubet e mëdha si Barcelona dhe Real Madridi, ku këtyre të fundit u ndihmoi ta fitonin Ligën e Kampionëve në vitin 2002.
Kovac kishte një karrierë të suksesshme, pasi ka luajtur për Leverkusenin në vitin 1996, derisa iu bashkua Bayernit në vitin 2001 për ta fituar Bundesligën në vitin 2003.
Një mbrojtës i majtë shumë i talentuar që ka luajtur për skuadrat si, Arsenal, Barcelona dhe Manchester City gjatë karrierës së tij 16-vjeçare.
Ancelotti ka luajtur për tri skuadra, mirëpo ishte vendimtar te të tria. E filloi karrierën te Parma, për të kaluar më vonë te Roma dhe Milani.
Conte i kaloi 13 vite te Juventusi si lojtar dhe kishte një karrierë të bujshme. Italiani u transferua te Zonja e Vjetër për 3.6 milionë euro në vitin 1996 e që ishte një shumë e lartë në atë kohë, mirëpo çdo cent i paguar për të u kthye në suksese.
Simeone e krijoi emrin e tij te Sevilla para se të kalonte te Atletico Madridi në vitin 1994. Ai u ndihmoi që ta fitonte La Ligan dhe Kupën e Mbretit Los Cholchoneros, ndërsa tani është trajner mjaftë i suksesshëm tek ata.
Një mesfushor defanziv që kishte shumë klas, ky ishte Guardiola o Barcelonës që i kaloi 11 vite në Camp Nou. Guardiola e fitoi gjashtë herë La Ligan dhe një Kupë Evropiane gjatë karrierën me katalunasit.
I ri si trajner, por si lojtarë është në mesin e më të mirëve, Lampard nuk ka shumë vite që e ka filluar karrierën si trajner, mirëpo te Chelsea po i ecën puna mbarë.
Si lojtar ishte në një ligë në vete, si trajner ka shkruar histori duke e fituar tre herë radhazi Ligën e Kampionëve me Los Blancos. Zidane konsiderohet edhe sot si gjeniu i futbollit. /Telegrafi/