LAJMI I FUNDIT:

Lirim Mixhaiti, trajneri shqiptar që po bën emër në futbollin gjerman

Lirim Mixhaiti, trajneri shqiptar që po bën emër në futbollin gjerman

Sporti në veçanti futbolli është një nga aktivitetet ku shqiptarët e diasporës kanë treguar suksese të jashtëzakonshme.

Në këtë mes hyn edhe trajneri shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, Lirim Mixhaiti, i cili jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë ku ka dhënë një kontribut të madh në zbulimin e shumë talenteve të futbollit në klubet që ai ka drejtuar dhe po drejton tanimë në cilësinë e trajnerit profesionist.


Lirimi në një rrëfim tregon se me ardhjen e tij në Gjermani ndoqi ëndrrën e tij që ishte futbolli, dhe menjëherë u angazhua si futbollist në klube të ndryshme si në Tebe Berlin, Berlin AK 07, Optik Rathenau, Chemintzer FC, SV Yesilyurt, GW Brieselang, SW Spandau, WFC Corso 99/Vineta , Steglitz GB 1982 me të cilat klube ai ka marrë pjesë si futbollist profesionist në gara dhe turne të ndryshëm evropian dhe në shtete të Azisë, ku ka dëshmuar cilësitë e tij prej një futbollisti nga i cili pritej shumë.

Por, fatkeqësisht për shkak të një lëndimi serioz në shputën e këmbës së tij ai në moshë shumë të re në vitin 2004 pa dëshirën e tij detyrohet që të ndërpres karrierën e tij futbollistike duke mos e realizuar deri në fund ëndrrën që kishte të shkëlqente në futboll në klube edhe më të mëdha pasi që i kishte të gjitha cilësitë dhe aftësitë fizike, teknike dhe taktike.

Edhe përkundër faktit që Lirimi u detyrua që të ndërpres karrierën e tij si futbollist pikërisht atëherë kur po ngritej, ai nuk hoqi kurrë dorë nga futbolli dhe përkundrazi vazhdoi që të jap kontributin e tij në këtë sport duke u angazhuar tani si trajner dhe ndihmës-trajner në po ato klube ku kishte filluar karrierën si futbollist si në WFC Korso 99/Vineta, Steglitz GB 1982, dhe GW Brieselang, ku këtij profesioni apo kësaj zeje i është qasur me seriozitetin më të madh dhe me përkushtim dhe synimi i tij është që në një të ardhme të afërt të menaxhojë klube edhe më të mëdha për të lënë gjurmë në futbollin gjerman.

Hapat e tij si trajner, Lirim Mixhaiti thotë se i ka filluar duke udhëhequr futbollistë të rinj në disa klube në vendin ku ai jeton dhe vepron aktualisht në kryeqytetin gjerman, në Berlin.

Nga këtu ka nisur rrugëtimi i tij si trajner dhe ambicia e tij është që të arrijë majat e suksesit në këtë fushës pasi që është profesioni që i fle në zëmër dhe këtë punë e bënë me shumë dashuri  vullnet dhe përkushtim, ai po ecë me hapa të sigurt në zejen e trajnerit dhe nuk ka dyshim që një ditë Lirimin do ta shohim duke drejtuar ndonjë skuadër të madhe më të cilin të gjithë ne si shqiptar do të ndjehemi krenar.

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori