LAJMI I FUNDIT:

Lindsay Lohan: Pas studimit të Kuranit, ndjehem e frikësuar që të marrë rrugën drejt Amerikës (Foto)

Lindsay Lohan: Pas studimit të Kuranit, ndjehem e frikësuar që të marrë rrugën drejt Amerikës (Foto)

Aktorja e famshme Lindsay Lohan së fundmi ka befasuar me një deklaratë të saj lidhur me fenë islame dhe qëndrimit që ka presidenti Donald Trump ndaj saj.

Tash e një kohë, Lindsay është një studiuese e Kuranit dhe të gjitha praktikave islamike, teksa shprehet se islami i duket një fe shumë shpirtërore.


Në një intervistë për DailyMail, aktorja ka rrëfyer se pas leximit të Kuranit është ndjerë e frikësuar që të marrë udhën drejt Amerikës, për shkak të bindjeve të saj fetare, transmeton Telegrafi.

“Unë jam ndjerë e frikësuar në momentin që kam marrë rrugën për këtu, kam pasur frikën për atë që mund të më ndodh për shkak të konvertimit tim islamik” u shpreh ajo.

Aktorja Lindsay Lohan.

Ndërkohë, ajo nuk la pa kritikuar politikën e presidentit Donald Trump, i cili tash e një muaj nuk po lejon hyrjen e myslimanëve të disa shteteve në SHBA.

Si shembullin e duhur për trajtimin e refugjatëve ajo ka marrë presidentin turk Erdogan, duke iu drejtuar Donald Trumpit me kritika,

“Trump duhet të mësojë prej presidentit Erdogan se si të sillet me refugjatët. Erdogan ka një zemër të madhe dhe i gjithë populli e do për këtë. Unë mendoj se SHBA-të duhet të ndjekë të njëjtin shembull”, – ka thënë ajo gjatë intervistës.

Ndërkohë, ajo ka mohuar vizitën e saj në kampet e refugjatëve, gjersa është shprehur se ka gjetur paqen pas leximit të librit të shenjtë Kuranit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori