LAJMI I FUNDIT:

Linda Halimi me fotosesion joshës

Linda Halimi me fotosesion joshës

Para dy muajve ka sjell këngën më të re me skena paksa erotike që mori kritika prej opinionit.

Bëhet fjalë për Linda Halimin, ka folur për Telegrafin rreth projektit të fundit si dhe ka dhënë mendimin javë më parë rreth seksualitetit.


Por, së fundi bukuroshja jonë ka publikuar disa imazhe të reja në rrjetet sociale, aty ku është mjaft aktive duke qëndruar afër fansave.

Në fakt, zeshkania ka realizuar një fotosesion të ri të imazheve teksa shihet shumë joshëse dhe seksi duke ekspozuar pjesë të trupit.

Ajo shihet e veshur në rroba në formë të ushtrisë në pjesën e lartë të trupit gjersa ka të veshur edhe këpucë të njëjta me take të larta.

Intervista e Linda Halimit për Telegrafin
Lexo po ashtu Intervista e Linda Halimit për Telegrafin

“Unë jam këtu për të qëndruar”, ka shkruar ndër të tjerash 29-vjeçarja në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, ajo ka treguar se ka pasur nderin të performoj së bashku në skenë me ikona si Stevie Wonder, Jewel, Ceelo Green, Backstreet Boys. /Telegrafi/