LAJMI I FUNDIT:

Lil Wayne publikon këngën e re “Vizine”

Lil Wayne publikon këngën e re “Vizine”

Lil Wayne ka publikuar këngën e re të tij.

“Vizine” është prurja e re muzikore nga reperii cili kohë më parë doli nga “Young Money”.


Kënga është në kuadër të mixtape të ri “RGB” nga vet reperi.

Wayne vjen në këtë projekt të ri muzikor nga “Dedication 6” i lansuar vitin ek aluar dhe nga publikimi i fundit në janar “D6: Reloaded”.

Albumi i tij “Carter V” mbetet ende pezull për shkak të padisë nga Cash Money, por Birdman në një intervistë garantoi se këtë vit do të lansohet edhe ky album.

Lil Wayne ka pasur rënie dhe ngritje në karrierë, kurse përiudhën më të ndritur të tij e ka lënë pas. /Telegrafi/