LAJMI I FUNDIT:

Lil Wayne pëson krizë nga sëmundja, aeroplani bën ulje emergjente

Lil Wayne pëson krizë nga sëmundja, aeroplani bën ulje emergjente

Lil Wayne ka pësuar një krizë gjatë një fluturimi pasditen e të hënës, duke bërë kështu që aeroplani i tij privat të bënte një ulje emergjente në Nebraska.

Reperi ishte duke fluturuar nga Milwaukee për në Kaliforni në momentin që ka pësuar krizën, transmeton TCH.


Këngëtari vuan nga epilepsia që nga fëmijëria e tij dhe herë pas herë pëson kriza të tilla.

Në vitin 2012, aeroplani i tij privat ka bërë ulje të menjëhershme dy ditë rresht, ndërsa në vitin 2013 këto kriza thuajse ia morën jetën reperit.