0Shares

Pritet të jenë Krishtlindje shumë ndryshe për ardhuruesit e repit, me Lil Waynen i cili ka konfirmuar lansimin e albumit të ri.

Për Krishtlindje ai ka bërë të ditur se do të publikojë krijimin e ri muzikor.

“Është koha”, ka shkruar Lil Wayne duke konfirmuar lansimin e albumit të ri.

Të gjitha lajmet nga Lil Wayne Të gjitha lajmet nga Lil Wayne

Ai ka publikuar edhe kopertinën e albumit ku ka zbuluar datën e lansimit, pra për Krishtlindje.

“Dedication 6” po lansohet, por “Tha Carter V” mbetet ende në dyshim për t’u lansuar.

Lil Wayne ka thënë se ai nuk do të lansojë albumin derisa të zgjidhet problemi ligjor prej 51 milionë eurosh me Cash Money Records.

Kështu, pas Eminemit, edhe Lil Wayne po i kthehet skenës muzikore. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)