LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier, minierë e arit për Realin: Madrilenët fituan 275 milionë euro nga shitjet e lojtarëve te klubet anglez

Liga Premier, minierë e arit për Realin: Madrilenët fituan 275 milionë euro nga shitjet e lojtarëve te klubet anglez

Operacionet e shitjes së lojtarëve nga ana e Real Madridit duket se nuk janë shumë të komplikuara dhe kryesisht përfundojnë në klubet e Ligës Premier.

Kjo e fundit është bërë si një minierë e parave për klubin Los Blancos dhe shembulli i fundit është Mateo Kovacic.


Ky i fundit, pasi trajneri Zinedine Zidane tha se nuk llogaritë në kroatin, u ble nga skuadra e Chelseat për 45 milionë euro.

Mesfushori është shitja e pestë e madhe e tek klubet angleze në gjashtë vitet e fundit. Ajo filloi me Mesut Ozilin për 45 milionë euro në vitin 2013 te Arsenalit.

Ai pasua nga Angel Di María, i cili shkoi në Manchester United për 75 milionë euro në vitin 2014, Alvaro Morata për 80 milionë euro te Chelsea si dhe Manchester City pagoi 30 milionë euro për Danilon në vitin 2017. Në total, 275 milionë euro.

Nuk do të jetë e vetmja shëtitje këtë verë pasi që besohet se edhe disa lojtarë do të përfundojnë te klubet angleze.

Dani Ceballos vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së Tottenham Hotspurs, i cili mund ta shfrytëzoj edhe si shkëmbim me Christian Eriksenin.

Ndryshe, Reali deri më tani ka blerë Luka Jovicin, Eder Militaon, Rodrygo Guess dhe Eden Hazard. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori