Liga e Kampioneve vazhdon sot me superndeshje - Barcelona, Liverpool, PSG dhe Arsenal në aksion

Xhiroja e parë e fazës së ligës në Ligën e Kampioneve vazhdon sot (e mërkurë), me gjashtë përballje interesante dhe disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit evropian në fushë.
Pas ndeshjeve të zhvilluara të martën, Liga e Kampioneve vazhdon me intensitet të plotë, me klubet e mëdha evropiane që synojnë ta nisin sezonin e ri me këmbën e mbarë.
Programi hapet në orën 18:45, kur Barcelona pret Feyenoordin në Camp Nou, ndërsa në ndeshjen tjetër të këtij termini, Stuttgarti përballet me Vikingun në “MHPArena”.
Vëmendja më e madhe pritet në mbrëmje, pasi në orën 21:00 zhvillohen katër përballje të mëdha.
Liverpooli pret Atletico Madridin në një duel që premton spektakël në Anfield, ndërsa një tjetër supersfidë zhvillohet në Itali, ku Napoli përballet me Arsenalin në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’.
Në Paris, kampioni në fuqi Paris Saiint-Germain nis rrugëtimin e ri evropian ndaj Slovan Bratislavës, ndërsa Sporting Lisbona dhe Galatasaray kompletojnë programin e sotëm. /Telegrafi/










































