LAJMI I FUNDIT:

Lewis Capaldi zbulon se do të publikojë një album të ri dhe po përgatitet për një turne evropian

Lewis Capaldi zbulon se do të publikojë një album të ri dhe po përgatitet për një turne evropian

Lewis Capaldi njoftoi se ai do të publikojë një album të ri dhe do të niset për një turne evropian pas suksesit të tij të fundit në top-listat e Mbretërisë së Bashkuar.

Këngëtari skoceze zbuloi së fundmi në Twitter se do të mbaj një turne dhe do të publikojë një albumi të ri, “Broken By Desire To Be Heavenly Sent”, i cili do të publikohet më 19 maj të vitit të ardhshëm.


Ylli, i cili kishte albumin më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2019 dhe 2020, zbuloi se nuk dëshiron të ‘rishpik veten’ ose të krijojë një tingull të ri.

“Unë nuk dua të krijoj një tingull të ri për veten time, ose të rishpik veten. Këngët që dua të shkruaj janë këngë emocionale, për dashurinë apo humbjen. Unë jam gati dhe këngët po ashtu”, tha ai.

Lewis regjistroi albumin e tij të ri nga komoditeti i shtëpisë së tij dhe ishte i rrethuar nga njerëz që më parë kanë punuar në albumin e tij të parë.

“Ndihesha sikur po tingëlloja më mirë sepse isha i qetë në shtëpinë time. Gjithashtu, shumë nga ky album u bënë me shumicën e të njëjtëve njerëz me të cilët kam punuar në të parin: TMS, Phil Plested, Nick Atkinson dhe Edd Holloway. Të paktën një prej tyre është pothuajse në çdo këngë”, shtoi ai.

Këngëtari i “Someone You Loved” do të ngjitet në skenë në një numër qytetesh në Mbretërinë e Bashkuar duke filluar në Leeds në janar.

Ylli i muzikë do të udhëtojë nëpër Evropë dhe do të përfundojë shfaqjet e tij në Gjermani në mars 2023.

Lewis publikoi këngën e tij të parë, “Forget Me”, në pothuajse tre vjet dhe grumbulloi mbi 100 milionë transmetime globale.

Kënga fitoi vëmendjen pasi ylli skocez rikrijoi videoklipin muzikor të Wham! të vitit 1983, “Club Tropicana”.

Biletat e para-shitjes dalin në shitje për turneun e Lewis Capaldi në arenë më 26 tetor dhe shitja e përgjithshme më 28 tetor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori