LAJMI I FUNDIT:

Lëvizje e paparashikueshme e Guardiolas para duelit me Real Madridin në Ligën e Kampionëve

Lëvizje e paparashikueshme e Guardiolas para duelit me Real Madridin në Ligën e Kampionëve

Manchester City nuk do të stërvitet në stadiumin e Real Madridit në Estadio Santiago Bernabeu para përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve.

City përballet me Los Blancos në fazën gjysmëfinale, për të dytin sezon radhazi, me Pep Guardiolan që kërkon titullin e parë evropian si trajner i Citizens.


Përballja është faturuar si vendimtare e Ligës së Kampionëve, me të dyja skuadrat të cilësohen si favorit për të fituar kompeticionin.

Real Madridi përballet me një problem të ri ndaj Manchester Cityt
Lexo po ashtu Real Madridi përballet me një problem të ri ndaj Manchester Cityt

Sidoqoftë, City nuk do të përdorë opsionin e mandatuar nga UEFA për t’u stërvitur në Madrid, përpara ndeshjes së parë më 9 maj.

Sipas raportimeve nga Mundo Deportivo, skuadra e Guardiolës nuk do të mbërrijë në Madrid deri rreth 24 orë para fillimit të takimit, me stërvitje në Mançester, para fluturimit të tyre.

Guardiola do të udhëtojë në stadium, për të përmbushur detyrat e tij mediatike përpara ndeshjes, por skuadra e tij do të qëndrojë në hotelin e tyre në Madrid, përpara ndeshjes. /Telegrafi/