Rio Ferdinand ka thënë se krahasimi i transferimit të ri të Manchester Unitedit, Harry Maguire me yllin e Liverpoolit, Virgil van Dijk është “i padrejtë”.

Në afatin kalimtar të dimrit të vitit 2018, klubi nga Anfield ‘theu bankën’ kur investuan një shifër rekord botëror transferimesh prej 75 milionë funtesh për holandezin.

Van Dijk ka dëshmuar të jetë një përforcim i zgjuar, me vlerën e tij që është rritur më tej gjatë periudhës së shkëlqyeshme në Merseyside.

Pesë lojtarët anglezë më të shtrenjtë në histori të futbollit - Maguire i prinë listës Pesë lojtarët anglezë më të shtrenjtë në histori të futbollit - Maguire i prinë listës

Megjithatë, ai nuk është më mbrojtësi më i shtrenjtë në futbollin botëror, pasi ai epitet i ka kaluar Maguires pas një marrëveshje prej 80 milionë funtesh këtë verë.

Ylli i Anglisë është vendosur shpejt në Old Trafford, duke fituar shumë pohime të hershme , por Ferdinand ndjen se transferimi i ri i Unitedit përballet me një lloj presioni dhe sfide tjetër ndaj asaj të marrë nga Van Dijk.

“Në mënyrë të pashmangshme ai do të gjykohet kundër dikujt si Virgil van Dijk sepse ai është transferuar për më shumë para”, ka thënë fillimisht Ferndinand për mediumin anglez Express Sport.

Van Dijk e paralajmëron Maguiren: Çmimi i lartë, sjell presion të madh Van Dijk e paralajmëron Maguiren: Çmimi i lartë, sjell presion të madh

“Ai do të gjykohet kundër atij që ka treguar vlerat dhe ata tani kanë fituar Ligën e Kampionëve”.

“Por unë mendoj se është një krahasim i padrejtë sepse kalimi i Van Dijk ishte tek një skuadër që ishte më afër majave, më e afërt me fitoren dhe shumë nga bashkëlojtarët tashmë ishin përshtatur”, përfundoi legjenda e Unitedit. /Telegrafi/