LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk e paralajmëron Maguiren: Çmimi i lartë, sjell presion të madh

Van Dijk e paralajmëron Maguiren: Çmimi i lartë, sjell presion të madh

Virgil van Dijk e ka paralajmëruar Harry Maguiren se çmimi i lartë i paguar nga Manchester United do t’i sjell atij një presion të madh.

Mbrojtësi holandez kaloi te Liverpooli në janar të vitit 2018 nga Southamptoni për shumën e 85 milionë eurove, transferim rekord në atë kohë.


Por, Djatë e Kuq e kanë thyer rekordin e The Reds, duke e transferuar 26-vjeçarin nga ‘Dhelprat’ për 87 milionë euro, duke e bërë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

“I dëshiroj vetëm fat atij (Maguires). Nuk mund të them asgjë për shumën e transferimit tim, pasi ky është futbolli, ky është tregu i transferimeve aktualisht”, ka thënë 28-vjeçari kur është pyetur për Maguiren.

Transferimet më të shtrenjta në histori të Ligës Premier - nga Morata deri te Pogba
Lexo po ashtu Transferimet më të shtrenjta në histori të Ligës Premier - nga Morata deri te Pogba

“Ai nuk ka ndikim në atë gjë. Çmimi i paguar për të do t’i sjell presion, mirëpo presioni nuk do i ndalet në momentin kur luan për një klub të madh si Manchester United”, ka shtuar më tej holandezi.

Maguire do të ketë qysh në start një përballje të vështirë, pasi më 11 gusht Djajtë e Kuq do të takohen me Chelsea, në ndeshjen e tyre të parë për sezonin 2019/20. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori