LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Liverpoolit, Gerrard shfaqet si kandidat shokues për trajner të Evertonit

Legjenda e Liverpoolit, Gerrard shfaqet si kandidat shokues për trajner të Evertonit

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard është shfaqur si një kandidat shokues për vendin e lirë të trajnerit te rivalët e Evertonit, pas largimit të Carlo Ancelottit.

Ancelotti është larguar nga Goodison Park për t’u bërë trajner i Real Madridit për herë të dytë, pas magjisë së tij të parë nga viti 2013 deri më 2015.


Si rezultat, ‘Toffees’ janë në kërkim të një trajneri të ri me tashmë kanë filluar të shfaqen disa emra.

Zyrtare: Ancelotti është trajner i Real Madridit
Lexo po ashtu Zyrtare: Ancelotti është trajner i Real Madridit

Sipas mediumit The Athletic, legjenda e Liverpoolit, Gerrard është shfaqur si kandidat shokues për të zënë vendin e lënë bosh nga Ancelotti.

Gerrard nuk është kandidati i vetëm, pasi tashmë është shfaqur edhe emri i ish-trajneri tjetër të Liverpoolit, Rafael Benitez.

Ish-kapiteni i Anglisë drejtoi Rangers drejt fitimit të titullin skocez sezonin e kaluar në një sezon të jashtëzakonshëm që i pa ata të pa-mposhtur në kampionat.

Ai ka qenë në krye të klubit që nga qershori i vitit 2018 – me ikonën e Liverpoolit të lidhur më parë me një kthim të bujshëm në Anfield.

Everton besohet se po harton një listë të shkurtër të zëvendësimeve të mundshme, por ende asnjë kontakt nuk është bërë.

Gerrard dhe Benitez bashkohen me David Moyes, Paulo Fonseca, Erik ten Hag dhe Roberto Martinez si kandidatët serioz për të zëvendësuar Ancelottin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori