LAJMI I FUNDIT:

Ledri Vula së shpejti vjen me albumin e ri “X”

Ledri Vula së shpejti vjen me albumin e ri “X”
Ledri Vula

Ai është njëri prej artistëve më të pëlqyer të të gjitha kohërave, i cili po vazhdon të jetë çdo herë e më shumë në qendër të vëmendjes edhe në ditët e sotme.

Fjala është për reperin e popullarizuar të skenës shqiptare, Ledri Vula, gjersa rrëmbeu vëmendje të madhe këtë kohë edhe në rrjetet sociale, gjë që bëri të jetë cak i faqeve rozë.


Në fakt, kurreshtja më e madhe e fansave ishte që reperi fshiu të gjitha postimet në llogarinë e tij personale, Instagram, dhe për gjithë këtë natyrisht se ka një arsye.

Burime brenda Telegrafit tregojnë se reperi Vula së shpejti vjen me album të ri, të cilin e ka titulluar “X”.

Madje, sipas tyre, kjo është arsyeja edhe pse 33-vjeçari ka fshirë të gjitha postimet dhe ka nisur publikimin e disa prej videove të shkurtra nga këngët e tij të reja.

Të gjitha lajmet nga Ledri Vula
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ledri Vula

Se çfarë ka përgatitur vitin 2020 për fansat dhe mbarë publikun, presim të shohim gjatë ditëve në vijim.

Në katër videot e para që ka publikuar në Instagram, Ledri flet për jetën në rrjetet sociale që është mjaft ndryshe përtej reales, në të dytën flet për atë se si sot të gjithë mund të shprehën lirshëm, në videon e treta e ardhmja sipas tij nuk duket edhe aq premtuese, teksa në videon e katërt të publikuar sot (e diel), flet për një femër që thotë se nuk harron se qysh e ka bërë të ndjehet, përkundër se i harron fjalët që ia ka thënë.

Edhe pse në njërin prej teksteve e ardhmja e Ledrit nuk dukej aq premtuese, reperi e dëshmon që edhe këtë vit do godasë me projekte – siç di të bëjë më së miri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Magazina

"Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë", Shkurte Fejza me një koncert masiv

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori