LAJMI I FUNDIT:

Ledri Vula mysafir special në natën finale të Big Brother Vip Kosova

Ledri Vula mysafir special në natën finale të Big Brother Vip Kosova

Sonte (e premte) do të mbahet finalja e shumëpritur e edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova.

Liberta Spahiu nëpërmjet një postimi në InstaStory ka zbuluar se në natën finale, i ftuar special do të jetë rep-artisti i njohur Ledri Vula.


Këtij Big Brother-i i erdhi fundi pas shumë ngjarjes e emocionesh që dhuroi për tërë publikun.

Foto: Liberta Spahiu/Instagram

Katër yjet e këtij edicioni që prekën finalen janë: Shqipe Hysenaj, Blerando, Edona James dhe Lumbardh Salihu.

Banorët kanë dhuruar një spektakël madhështor, duke bërë lojë të fortë, e duke ndarë shumë emocione me mbarë publikun. /Telegrafi/