Ledri Vula po vazhdon të bëjë investime të rëndësishme.

Ai së fundmi ka bërë një investim në patundshmëri, në zonën që më së shumti e preferon, në Brezovicë.


ledri vula

Reperi gjithmonë pushimin personal e gjen në Brezovicë, në tashmë villën e prindërve të tij.

Por, tash ai ka investuar në një villë tjetër personale të tij, ku pritet që t’i kalojë pushimet larg prej skenës.

ledri 1 e1543150463803 Ledri në momentin e blerjes së villës disa muaj më parë. Nga sot ai është banor i lagjes .

Vet ndërtuesi i villës ka konfirmuar se Ledri është banor i ri i lagjes në Brezovicë.

Ledri ka një afeksion të veçantë për Brezovicën, pasi që aty ka realizuar edhe një videoklip.

ledri vula 2

Reperi vazhdon të jetë ‘single’ dhe pritet së shpejti të sjellë projekte të reja muzikore. /Telegrafi/