LAJMI I FUNDIT:

Ledri Vula befasoi fansin me aftësi të veçanta

Ledri Vula befasoi fansin me aftësi të veçanta
Foto: Ledri Vula/Instagram

Reperi i njohur Ledri Vula, është një prej meshkujve më të pëlqyer të estradës.

Ai numëron fansa të shumtë anë e mbanë trojeve shqiptare, të cilët e pëlqejnë në masë të madhe muzikën e tij.

Ndërkohë, edhe vet reperi është shumë i lidhur me fansat, dhe jo rrallë herë ka refuzuar që t’i befasojë shumicën prej tyre.

View this post on Instagram

just the two of us 👥

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on Nov 10, 2018 at 4:16am PST

Ditën e mërkurë, Ledri u gjend në zhvillimin e ndeshjes së basketbollit mes “Bakken Bears” dhe “KB Z Mobile”, ku në këtë të fundit, ai është shpallur edhe nënkryetar.

Në tribunën e shikuesve, ai kishte ftuar edhe një nga fansat e tij më të zjarrtë, i cili dëshirë e kishte pasur gjithmonë takimin me Ledrin.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Andi, të cilin jeta e ka vendosur në një karrige me rrota, u pa i buzëqeshur teksa takonte reperin e preferuar të tij.

Videoja e publikuar në rrjetin social Instagram ka shfaqur këtë moment emocionues, ku edhe Ledri duket të ketë qenë tej mase i lumturuar teksa ka pasur rastin të takohet me një prej fansave më të veçantë të tij. /Telegrafi/