LAJMI I FUNDIT:

Le të fillojë sezoni i zjarrtë, Ferronikeli – Trepça 89 ndeshja hapëse e Superligës

Le të fillojë sezoni i zjarrtë, Ferronikeli – Trepça 89 ndeshja hapëse e Superligës

Nga ora 16:45 do të fillojë IPKO Superliga e Kosovës në futboll dhe sezoni 2018/2019 – është ndeshja Ferronikeli – Trepça në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas që hapë kampionatin.

Kampionati që pritet të jetë më rivalizuesi dhe më interesant që nga pasfufta i sheh të gjitha skuadrat me pretendime për të rivalizuar për kreun.

Kjo vjen pas ndryshimeve të bëra në afatin kalimtar veror ku skuadrat janë përforcuar në mënyrë që të rivalizojnë, ndonëse kalkulimet do të fillojnë vetëm pas pjesës së parë të szonit.

Nga ora 16:45 në Drenas në stadiumin “Rexhep Rexhepi” do të fillojë sezoni i ri në Superligën e Kosovës mes dy prej skuadrave që kanë bërë më së shumti përforcime.

Superliga e Kosovës - Të gjitha transferimet
Lexo po ashtu Superliga e Kosovës - Të gjitha transferimet

Ferronikeli ka qenë një prej fuqive më të mëdha investuese ku me 12 transferime ka arritur të përforcojë radhët e veta – të gjithë këta emra të dëshmuar në Superligën e Kosovës, e në mesin e transferimeve është edhe top golashënuesi i edicionit të kaluar, Kastriot Rexha.

Në anën tjetër Trepça ka treguar përvojën në transferimet ndërkombëtare duke marrë lojtarë nga kampionate tjera dhe duke bërë hiç më pak se 17 transferime, një numër i konsiderueshëm.

Të dyja këto skuadra do të shfaqin një lojë tejet konkurruese dhe pretendimet e tyre nuk i kanë mbajtur të fshehura si dy skuadra që kanë fituar titullin në vitet e fundit.

Kampionati vazhdon të dielën me ndeshjet tjera dhe të hënën në mbrëmje nën ndriçimi e reflektorëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori