LAJMI I FUNDIT:

Laura Fazliu futet në zonën e medaljeve, kalon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare

Laura Fazliu futet në zonën e medaljeve, kalon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare

Laura Fazliu ka marrë fitore në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudistja kosovare ka arritur të fitojë në raundin e dytë pasi mundi kroaten Iva Oberan në kategorinë -63 kilogramë.


Raundin e parë xhudistja kosovare e kaloi pa luftë, derisa tani është në zonën e medaljeve në gjysmëfinale.

Njoftimi i plotë nga KOK-u:

Edhe Laura Fazliu hyn në zonën e medaljeve.

Xhudistja jonë mundi kroaten Iva Oberan, kategoria -63 kg në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Raundin e parë, Fazliu e kaloi pa luftë.

I urojmë fat në gjysmëfinale xhudistes tonë. /Telegrafi/