Renault Clio VI është vetura më e shitur në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të Qendrës së Automjeteve të Kosovës, modeli i Renault-it ka kryesuar tregun në periudhën janar - qershor me gjithsej 143 njësi të shitura.

Clio ka arritur ta sigurojë pozitën e parë në një renditje me konkurrencë të ngushtë. Në vendin e dytë është renditur Škoda Scala me 140 njësi, ndërsa Volkswagen Taigo zë pozitën e tretë me 135 njësi. Pesëshja e modeleve më të shitura plotësohet nga Volkswagen Golf me 100 dhe Dacia Sandero me 58 njësi.


Ky rezultat konfirmon interesimin e lartë të klientëve në Kosovë për Renault Clio, një model që kombinon dizajnin modern, komoditetin, teknologjinë dhe përshtatshmërinë për vozitje të përditshme.

Pozita e parë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit dëshmon se Clio vazhdon të jetë një prej zgjedhjeve kryesore për klientët që kërkojnë një veturë të përshtatshme si për qytet, ashtu edhe për udhëtime më të gjata.

Modeli që po kryeson shitjet në Kosovë ju pret në Auto Mita. Vizitoni showroom-in, njihuni nga afër me Renault Clio VI dhe gjeni versionin që përshtatet me kërkesat tuaja. Për më shumë informata, kontaktoni në 045 600 999 ose 0800 30 333.

telegrafi sport app