Largimi i Ronaldos, po aq i rëndësishëm sa i Iniestas te Barca, thotë Valverde


Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, beson se humbja e Cristiano Ronaldos te Real Madridi është po aq e rëndësishme sa largimi i Iniestas prej klubit katalunas.
Ronaldo u largua nga Reali për Juventusin pas Kampionatit Botëror, duke shkaktuar një shok të vërtetë teksa i dha fund periudhës nëntë vjeçare te klubi mbretëror.
Largimi i Iniestas nga La Ligas sipas Valverdes është i njëjtë sikurse i Ronaldos.
“Ne nuk e dimë se sa do të dobësohet Real Madridi, por ne e dimë se ai lojtar i ka dhënë shumë klubit dhe duhet të mirënjohim gjithë atë që ka bërë”.
“Humbja e Cristianos te Reali është po aq e rëndësishme sa e jona me Iniestën. Julen Lopetegui do të tentojë ta minimizojë mungesën e Ronaldos sa më shumë që është e mundur”, u shpreh Valverde.
Iniesta ulargua drejt skuadrës japoneze Vissel Kobe në një kontratë multimilionëshe. /Telegrafi/




































