LAJMI I FUNDIT:

Largimi i Piques nuk i zbehë shpenzimet e Barcelonës – këto janë pagat e çmendura të futbollistëve

Largimi i Piques nuk i zbehë shpenzimet e Barcelonës – këto janë pagat e çmendura të futbollistëve

Fatura e pagave të futbollistëve të Barcelonës vazhdon të jetë shumë e lartë edhe përkundër pensionimit të paralajmëruar nga Gerard Pique.

Pas më shumë se një dekade në krye të lojës, legjenda e Barcelonës dhe Spanjës ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.

Të enjten në mbrëmje, Pique bëri të ditur lajmin tronditës me një video mjaft prekëse të postuar në kanalet e tij në rrjetet sociale.

Ndeshja e Barcelonës në shtëpi kundër Almerias në La Liga sot (e shtunë) do të jetë e fundit e Piques për klubin dhe do të jetë një çështje shumë emocionale në Camp Nou.

Pique ishte njëri nga lojtarët më të mëdhenj të klubit. Ai ishte një figurë kyçe në epokën e tyre më dominuese, duke fituar dy tripleta historike (2008/09 dhe 2014/15).

Por, ndërsa 35-vjeçari është një legjendë e mirëfilltë e Barcelonës, nuk mund të mos e ndjeni se largimi i tij është një bekim në maskim.

Fuqitë futbollistike të Piques sigurisht që janë zbehur kohët e fundit, siç u dëshmua nga një paraqitje e tmerrshme e fundit kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Për më tepër, paga aktuale e Piques në një marrëveshje që zgjat deri më 30 qershor 2024, do të kishte qenë një problem i madh për klubin, i cili gjithsesi nuk është në një pozicion të mirë financiarisht.

Sipas faqes Capology, spanjolli është lojtari i tretë më i paguar i Barcelonës në listën e pagave që është mjaft befasuese për t’u parë.

Në mënyrë të pabesueshme, deri në 20 anëtarë të skuadrës kanë një pagë me vlerë më shumë se 100,000 euro në javë.

Dy lojtarët më të paguar aktualisht te Barcelona janë Frenkie de Jong dhe Sergio Busquets me nga mbi 700 mijë euro në javë, ndërsa pas tyre vijnë emra si Jordi Alba dhe Robert Lewandowski. /Telegrafi/

Më poshtë keni listën e pagave të Barcelonës

23.Alex Balde | 3077 euro në javë

22.Inaki Pena | 38,462 euro në javë

21.Sergi Roberto | 96,154 euro në javë

20.Eric Garcia | 115,385 euro në javë

19.Marcos Alonso | 120,192 euro në javë

18.Hector Bellerin | 128,269 euro në javë

17.Gavi | 130,769 euro në javë

16.Ronald Araujo | 134, 615 euro në javë

15.Andreas Christensen | 173,077 euro në javë

14.Franck Kessie | 173,077 euro në javë

13.Marc-Andre ter Stegen | 173,077 euro në javë

12.Pedri | 180,385 euro në javë

11.Ferran Torres | 192,308 euro në javë

10.Memphis Depay | 200,385 euro në javë

9.Ousmane Dembele | 230,769 euro në javë

8.Raphinha | 240,385 euro në javë

7.Jules Kounde | 260,577 euro në javë

6.Ansu Fati | 268,269 euro në javë

5. Robert Lewandowski | 400,577 euro në javë

4.Jordi Alba | 400,577 euro në javë

3.Gerard Pique | 567,308 euro në javë

2.Sergio Busquets | 711,538 euro në javë

1.Frenkie de Jong | 721,154 euro në javë

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori