Joan Laporta është zotuar të ndalojë së foluri për të ardhmen e Lionel Messit pasi beson se kjo do të ishte në “shije të keqe” për shkak të kontratës së tij me Paris Saint-Germain.

Reklama

Argjentinasi iu bashkua klubit francez me një kontratë dyvjeçare një vit më parë nga Barcelona si lojtar i lirë. Atij i skadon kontrata në fund të sezonit dhe superylli ka refuzuar t’u përgjigjet telefonatave të bëra në emër të një negociatori të afërt me presidentin e Blaugranasëve.

Ndërkohë, presidenti i Barçës kishte planifikuar të takohej me ish-yllin e tij gjatë ceromonisë në ndarjen e çmimeve të Topit të Artë në Paris muajin e kaluar, por përpjekje të tilla ishin të pasuksesshme. Messi tani thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje për t’iu bashkuar klubit MLS Inter Miami në fund të sezonit aktual.

Reklama
Reklama

Presidenti i Barçës nuk ka reshtur së foluri për mundësinë e një rikthimi të bujshëm të Messit në Camp Nou, duke thënë për Sport në fillim të këtij muaji: “Leo e di se në Barca ai gjithmonë ka shtëpinë e tij”.

“Por, më lejoni të mos flas për Leon sepse ai është lojtar i një ekipi tjetër dhe ne do të hynim sërish në një sërë deklaratash dhe kundërdeklaratash që nuk do të na përfitonin aspak. Ai ka një kontratë të vlefshme me një klub evropian. Unë mundem them vetëm se Leo ka qenë lojtari më i mirë në historinë e Barçës”.

Reklama

Megjithatë, Laporta duket se tani ka pasur një ndryshim në zemër për sa i përket diskutimit të Messit me një angazhim për të ndaluar diskutimin e të ardhmes së tij derisa ai të mbetet në PSG.

Reklama

“Leo është një lojtar që do të jetë gjithmonë i pranishëm në Barcelonë”, deklaroi ai të hënën, në citatet e përcjella nga Marca. “Barça është shtëpia e tij. Unë nuk do të komentoj më për ndonjë temë që lidhet me të, sepse ai ka një kontratë me PSG-në dhe të flasësh për të do të ishte shije e keqe. Nuk do të hyj në asnjë temë tjetër për të”.

Reklama

Messi aktualisht është i fokusuar te Argjentina dhe Kampionati Botëror. Sulmuesi ndihmoi në sigurimin e fitores për skuadrën e Lionel Scalonit kundër një Meksikës të shtunën në mbrëmje, ndërsa Argjentina u rikthye nga humbja e saj tronditëse në ndeshjen hapëse kundër Arabisë Saudite. /Telegrafi/