“As Ni Zo” titullohet kënga e re tepër ritmike me një tekst tepër karakteristik nën performancë të shkëlqyer nga protagonistët të cilët garantojnë se kënga do të jetë hit.

Më shumë duhet të flitet për klipin të cilin e ka punuar Entermedia. Abnormalitetin Entermedia e dëshmoi edhe njëherë, kur pasi efektve speciale në këngët e Besa Kokëdhimës, tani një skenar i jashtëzakonshëm i përcjellur nga efektet dhe ngjyrat mjaft ekzotike të klipit, e kanë bërë këngën të duket tepër më ndryshe.


Nora në këtë klip shfaqet tepër energjike, tipike në stilin e Rihannas me ç’rast nuk duhet të harrojmë ‘publicitetin’ që ia bëri tatuazhit të saj, pistoletës së famshme të cilin e posedon edhe Rihanna.

Kresha si Kresha, gjithmonë kontravers. Së pari i lidhur nga Nora, i torturuar nën uniformë të ushtari, ai arrin që në imagjinatën e tij të zhvillojë torturën ndaj kundërshtares së tij në tavolinën e pokerit, Norës, e gjithë kjo natyrisht një parodi e madhe e cila fshihet prapa titullit “As Ni Zo”. /Telegrafi/