Demoja sipas Nogës është e këngës “Hardcore”, e cila do të jetë pjesë e albumit të ri të Lil Wayne, “Carter IV” që lansohet më 29 gusht, dhe ku do të marrë pjesë një beatboxer.

Por, këtyre pohimeve rreth demos, të cilën mund ta dëgjoni më poshtë, nuk u besojnë fansat të cilët me anë të komenteve dhe mesazheve nëpër rrjetet sociale janë shprehur skeptik, përkundër insistimit të Nogës se shumë shpejt do ta realizojë edhe videoklipin. /Telegrafi/