Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shumë e lumtur së fundmi pasi ka nisur turneun e saj të koncerteve me Jonas Brothers.

Ata mbajtën koncertin e parë në Miami të Floridas, gjersa së shpejti do të udhëtojnë edhe nëpër gjithandej vendet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nata e parë e “Happiness Begins Tour”, ishte mahnitëse! Mezi pres që çdonjëri përfundimisht ta sheh këtë koncert për të cilin kemi punuar aq shumë! Miami, ishe absolutisht i këndshëm”, shkroi Bebe Rexha në Instagram, referuar këtij koncerti.

Ndërkohë që pak më vonë, 29-vjeçarja hodhi një tjetër fotografi në rrjetin social Instagram, duke treguar atë se çfarë në të vërtetë ndodhë kur është në prapaskenë.

Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Bleta (emri i vërtetë i saj) shfaqej mbi guaskën e banjos ndërsa bënte tualet, ndërsa në të njëjtin kohë pastronte dhëmbët me furçë dhe realizonte makijazhin nga dy vajzat grimere.

Se arrin t’i bëjë të gjitha këto në të njëjtën kohë, Rexha e bëri të ditur edhe në mbishkrimin e fotografisë.

“Super joshëse. Urinohem ndërsa laj dhëmbët dhe bëja grimin përpara se të dilja në skenë. Kjo është ajo që duket në prapaskenë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Bebe Rexha pranon dhuratë prej diamanti Bebe Rexha pranon dhuratë prej diamanti

Bebe Rexha përndryshe njihet për transparencën e saj, duke i ndarë haptazi defektet e saj me fansat, për t’u treguar atyre që një yll i vërtetë nuk është ashtu siç duket në televizor, por një njeri i thjeshtë si gjithë të tjerët. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)