LAJMI I FUNDIT:

Lakers fiton derbin në NBA, mposhtin Bostonin në TD Garden

Lakers fiton derbin në NBA, mposhtin Bostonin në TD Garden

Los Angeles Lakers ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Boston Celtics.

Skuadra nga Kalifornia ka mposhtur rivalin e përbetuar në NBA me rezultat të ngushtë 129:128.

LeBron James ishte i pandalshëm në këtë takim duke arritur shifrën e Triple Double me 28 pikë, 12 kërcime dhe 12 asistime.


Me lojë fantastike u dallua edhe Kyle Kuzma që realizoi 25 pikë e pesë kërcime.

Ndërkohë me pikë dy shifrore te mysafirët ishin edhe Caldwell-Pope me 17, Ryan Rondo me 17, Javal McGee me 17, Lance Stepnhson 14 si dhe Brandon Ingram që shtoi 11 të tjera.

Kyrie Irving me 24 pikë, tetë asistime e shtatë kërcime ishte më efikasi tek Celtics, ndërsa Jayson Tatum shtoi 22 të tjera por që nuk mjaftuan për fitore.

Fitore të lehtë ka shënuar edhe Oklahoma City Thunder para adhuruesve të vet përballë Memphis Grizzlies 117:95.

Paul George me 27 pikë ishte më efikasi tek vendasit, ku edhe në këtë takim me Triple Double prej 15 pikëve, 15 asistimeve e 13 kërcimeve kontribuoi Russell Westbrook. /Telegrafi/

Indiana Pacers – LA Clippers 116:92

Orlando Magic – Minnesotta Timberwolves 122:112

Atlanta Hawks – Toronto Raptors 101:119

Boston Celtics – LA Lakers 128:129

Oklahoma City Thunder – Memphis Grizzlies 117:95

Portland Trail Blazers – San Antonio Spurs 127:118

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori