Lojtari zviceran i Hamburgut, Leo Lacroix, ka lavdëruar Granit Xhakën, duke cilësuar si një “playmaker të vërtetë”, i cili meriton të luajë për një nga klubet e elitës së futbollit.
Xhaka, 26 vjeç, tashmë ishte konsideruar si një nga mesfushorët më premtues të Evropës kur u largua nga Borussia Monchengladbach në Emirates në vitin 2016.
Ai që atëherë është bërë pjesë kyçe e ekipit të Topçinjve, duke luajtur në çdo lojë të Ligës Premier për klubin sezonin e kaluar dhe duke humbur vetëm një takim deri më tani në sezonin aktual.
Pavarësisht nga mosha e tij relativisht e re, mesfushori është shfaqur edhe në dy Kupat e Botës për Zvicrën, duke ndihmuar helvetikët të kalojnë grupet për herë të parë që nga vitet 1930; dhe Lacroix beson se rëndësia e tij për klubin dhe vendin nuk mund të tejkalohet.
“Unë kam luajtur me Xhakën në ekipet zvicerane të moshave U-18 dhe U-19, pastaj ai shkoi drejt ekipit të parë”, ka thënë fillimisht për Goal.
“Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, mund të bëjë dallimin me pasimet e tij, rikuperimin e topit dhe golat e tij. Ai është një udhëheqës [organizator] i vërtetë”.
“Ai është kapiteni i Zvicrës dhe skuadra është ndërtuar rreth tij, ai luan rolin kryesor në Arsenal”.
“Gjithçka që i ndodh atij është e merituar, sepse ai është një punëtor i vërtetë”, përfundoi lojtari zviceran. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pika kulmore kur “Tyson Fury nuk donte të vazhdonte” në humbjen nga Oleksandr Usyk
Mesazhi fantastik i yllit të Man United pasi Kroos njoftoi për pensionim nga futbolli
Haaland zbulon se kur e kuptuan që do ta fitonin Ligën Premier edhe pse gara për titull ishte e hapur
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251