Rap-artisti i njohur shqiptar, Stine, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“La vida loca” që ka kuptimin e një ‘jete të çmendur’ mban titullin kënga e fundit e këngëtarit të njohur.

Për këtë projekt, ai bashkoi forcat me dy artistët të njohur si: GBMC dhe Unruly.

Stine (Foto: YouTube)

Kënga vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, derisa klipi është mjaft atraktiv me skena të veçanta në një jaht luksoz, i realizuar në një nga bregdetet shqiptare.

Videoja i është besuar produksionit ‘Estia Films’, derisa për ‘beatin’ është përkujdesur Way beats.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky tashmë gjendet i kompletuar edhe në kanalin zyrtar të Stines në platformën YouTube.

Stine ndërkaq prej vitesh ka rrëmbyer vëmendje me projektet dhe bashkëpunimet e suksesshme që ka sjell. /Telegrafi/