LAJMI I FUNDIT:

Kuka: Loriana i ka kaluar pritshmëritë për këtë vit, do të jetë edhe një garë në Kinë

Kuka: Loriana i ka kaluar pritshmëritë për këtë vit, do të jetë edhe një garë në Kinë

Xhudistët nga Kosova kanë pasur një vit spektakolar me shumë medalje të fituara.

Grand Prixi i fundit ishte në Hagë të Holandës, ku përfundoi me dy medalje të arritura, një e argjendtë për Akil Gjakovën dhe e bronztë për Distria Krasniqin.


E për suksesin e xhudistëve tanë ka folur më meritori për këto suksese, Driton Kuka.

Trajneri kampion, ka thënë se Loriana ka kaluar këtë vit pritshmëritë, ndërsa ka paralajmëruar se do të jetë edhe një garë Masters në Kinë.

Në këtë garë do të marrin pjesë Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Nora Gjakova.

Ndërkohë Malinda Kelmendi dhe Loriana Kuka do të pushojnë. /Telegrafi/

Postimi i plotë nga Driton Kuka:

Grand Prix Haga mori fund!
Dy medalje një e argjendtë dhe një e bronztë një garues pa plasman!
Deri në fund të vitit do kemi edhe një garë Masters në Kinë ku do marrin pjesë Distria,Akili dhe Nora!
Do i kursej Majlinden dhe Lorianen.
Grand Prix në Hagë përfundoj me dy medalje dhe Loriana mbeti pa medalje.
Loriana pas dy të artave dy javë me radhë realisht e ka pas kohën të pushoj,por ajo sivjet ka tejkaluar pritjet e mia që i kisha në fillim të vitit prej saj!
Sivjet në Kampionate Evropiane kemi fituar 6 medalje kurse në Kupa Botërore Grand Slam dhe Grand Prix ma shumë se kurdoherë më parë…
Më duhet ti numëroj!
Titujt Kampion Evropian sivjet i fituan :
Nora Gjakova 57 kg për të rritura
Akil Gjakova U23 deri 73 kg
Loriana Kuka 78 U23 deri 78 kg
Erza Muminoviq U 18 deri 44 kg
Nënkampion Evropian :
Distria Krasniqi 52 kg për të rritura
Shpat Zekaj U21 deri 100 kg
Medalje në Lojërat Mesdhetare 3 të arta dhe një e argjendtë
Medalja e bronztë në Lojërat Olimpike për të rinj e fituar nga Erza
Rikthimi i Kampiones Olimpike ishte triumfal,sivjet si asnjë vit më parë kemi funksionuar si ekip dhe si ekip asnjëherë skemi pas medalje e suksese më shumë!
Momentalisht i kemi 5 Norma Olimpike!
Shkurt e shqip po më shpaguani krejt mundin e punën me ju!

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori