LAJMI I FUNDIT:

Ku gaboi Kosova ndaj Andorrës dhe çfarë duhet të bëjë tani që ta mbajë gjallë ëndrrën për Euro 2024?

Ku gaboi Kosova ndaj Andorrës dhe çfarë duhet të bëjë tani që ta mbajë gjallë ëndrrën për Euro 2024?

Një ‘dush i ftohtë’ ishte mbrëmja e djeshme në “Fadil Vokrri”, ku Përfaqësuesja e Kosovës bëri një hap pas në rrugën e saj drejt Euro 2024.

Dardanët nuk arritën të marrin më shumë se një barazim ndaj Andorrës, që është e 153-ta në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.


Një barazim që vështirëson rrugën e Kosovës drejt EURO 2024.

Ndeshja

Kundër një skuadre që mbrohet me të gjitha forcat, u pa që Kosova kishte vështirësi, kishte vështirësi të gjente hapësira për aksione, për gjuajtje, për gol.

Një pjesë e parë pa shumë ide, që vetëm pas minutës së 30-të, Dardanët krijuan rastin e parë.

Me gjithsej 84 sulme drejt portës, 15 goditje, pesë prej tyre në portë, Kosova nuk arriti të marr tri pikët.

Golit të Edon Zhegrovës në minutën e 59-të iu përgjigj Berto Rosas, pas dy minutash. Një gol që vinte pas reagimit naiv në mbrojtje dhe pa komunikim, ku Florent Hadërgjonaj, lë ta gjuaj topin me kokë pas shpinës së tij Berton, i cili shënoi golin e parë për Andorrën në këto kualifikime.

Mbrojtja që dërgon topin përpara shumë ngadalë, mesfushë pa ide

Kundërshtari luajti prapa dhe kishte në total 182 pasime (kompletoi 98 prej tyre), për dallim nga 635 pasime sa kishte Kosova (521 të kompletuara).

Të gabosh mbi 100 pasime ndaj një ekipi si Andorra, është shifër e madhe, që tregon probleme që në ndërtimin e lojës.

Mbrojtja dhe mesfusha luanin shumë ngadalë me topin, sidomos në fushën e kundërshtarit, duke e lënë Andorrën që në çdo moment të mbyllte hapësirat.

Shto kësaj edhe harkimet pa fund në zonë, që nuk gjenin askënd dhe shpesh përfundonin edhe jashtë.

Valon Berisha dhe Bersant Celina që ishin futur në lojë për të dhënë pasimin final, nuk treguan se mund ta bëjnë, me të parin që u zëvendësua pas pjesës së parë, ndërsa i dyti qëndroi edhe në të dytën, por pa një sukses.

Mesfusha vazhdon të jetë pika më e dobët e Kosovës dhe me lojtarët aktual që tubohen vështirë të këtë përmirësime në këtë drejtim.

Krahët edhe pse vazhdojnë të jenë pjesa më e rrezikshme e Kosovës, kundër Andorrës, hiq dy-tri raste, nuk mund të bënin shpërthimin.

Loja me harkime dhe mungesa e një sulmuesi të dytë

Kur dërgon shumë harkime në zonë, duhet të kesh edhe sulmuesit që ta godasin topin. Vedat Muriqi ishte i vetëm në të shumtën e rasteve, ndërsa mbështetja nga mesfushorët sulmues, nuk erdhi pothuajse asnjëherë.

Kur kemi të bëjmë me skuadra të tilla, mirë do të ishte të kishe edhe sulmuesin e dytë, por Alain Giressë e kishte lënë në tribuna, pasi Albion Rrahmani nuk ishte pjesë e ekipit prej 23 vetash.

Në anën tjetër, Mirlind Daku ishte injoruar plotësisht për këto dy ndeshje.

Giresse dhe dilema për të vazhduar me të

Francezi kur erdhi te Kosova, nuk është se solli entuziazëm. Ai vinte pas një karriere si trajner, jo dhe aq shumë të mirë. Kishte punuar në vendet afrikane ku nuk kishte arritur asnjë sukses.

Ligën e Kombeve e mbylli me 9 pikë, tri fitore dhe tri humbje, duke humbur dy herë nga Greqia që ishte rivali direkt i yni.

Me dy barazimet e tanishme, ndaj Izraelit (që mund të konsiderohet sukses) dhe Andorrës (që ja hup vlerën edhe barazimi ndaj Izraelit), Giresse ka vënë shumë pikëpyetje në komuniteti e futbollit tonë.

Shumë mendojnë që francezi 70 vjeçar nuk është i duhuri për të na dërguar në EURO 2024.

Ndeshjet e radhës dhe lufta me Rumaninë dhe Izraelin

Zvicra e ka nisur ashtu siç ishte menduar, me dy fitore nga dy ndeshje, duke shënuar tetë gola dhe duke mos pranuar asnjë.

Skuadra që drejtohet në fushë nga Granit Xhaka, është favoriti kryesor i grupit dhe me shumë gjasë do të mbyll në vendin e parë.

Në anën tjetër, Rumania e ka filluar shumë mirë garë, duke marr dy fitore në dy ndeshje, edhe pse jo të lehtë ndaj Andorrës dhe Bjellorusisë.

Kosova pikërisht ndaj Rumanisë e ka ndeshjen e radhës në “Fadil Vokrri” në qershor dhe një rezultat tjetër përveç fitores, do të bënte që rumunët të bënin një hap të madh drejt Euro 2024.

Për të qenë Kosova në hap për vendin e dytë, duhet të marr minimumin, katër pikë nga Rumania dhe Izraeli, për të mos i diskutuar pastaj fitoret me Bjellorusinë dhe Andorrën si mysafir. Për fund nëse arrin të marr ndonjë pikë me Zvicrën do të ishte sukses.

 /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori