LAJMI I FUNDIT:

Kroos tregon se është i lënduar dhe premton rikthim të shpejtë  

Kroos tregon se është i lënduar dhe premton rikthim të shpejtë  
Toni Kroos (Foto: Paolo Bruno/Real Madrid via Getty Images/Guliver)

Toni Kroos ka zbuluar se ai humbi fitoren 2-0 të Real Madridit ndaj Valencias të shtunën mbrëma për shkak të problemeve me gjurin e lënduar.

Në mënyrë të pazakontë, Madridi nuk ka postuar asnjë përditësim të dëmtimit për mesfushorin qendror gjerman.


Por, është vet Kroos i cili e ka marrë përsipër këtë detyrë për t’i treguar ndjekësit e tij në mediat sociale për dëmtimin e tij.

PSG interesohet për Kroosin  
Lexo po ashtu PSG interesohet për Kroosin  

“Përditësimi i shpejtë: Ende po punoj për problemet e mia në gju pas ndeshjes ndaj Romës”.

“Kthehem sa më shpejt që është e mundur, si gjithmonë”, ka shkruar Kroos në Twitter.

Dëmtimi i lojtarit i ka dhënë kohë më të madhe loje lojtarëve të rinj si Dani Ceballos, Fede Valverde dhe Marcos Llorente.

Reprezentuesi gjerman është në sezonin e tij të pestë në kryeqytetin spanjoll dhe ka ndihmuar klubin në tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe titullin e La Ligas më 2017.

Ndryshe, Kroos ka shënuar 13 gola në 207 paraqitje për Los Blancos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori