LAJMI I FUNDIT:

PSG interesohet për Kroosin  

PSG interesohet për Kroosin  

Mesfushori gjerman i Real Madridi, Toni Kroos ka përfunduar në radarin e gjigantit francez, Paris Saint-Germain.

Paris Saint-Germain është i interesuar për një marrëveshje të ardhshme për mesfushorin e Real Madrid, Kroos.


Ky transferim thuhet se do të vinte pas insistimin të trajnerit Thomas Tuchel, i cili e pëlqen shumë mesfushorin gjerman.

Kroos i pakënaqur me Lopeteguin: Nuk jam Casemiro!
Lexo po ashtu Kroos i pakënaqur me Lopeteguin: Nuk jam Casemiro!

Sipas El Mundo Deportivo dhe Calciomercato.com, reprezentuesi gjerman është një objektiv kyç për Tuchel.

Trajneri gjerman mendohet se e konsideron atë si ideal për sistemin e tij të lojës tek kampionët francezë.

Kroos është aktualisht në sezonin e tij të pestë me Real Madridin pasi u bashkua nga Bayern Munichu në 2014.

Modric, Kroos dhe Casemiro, mesfusha më e mirë në histori e Real Madridit
Lexo po ashtu Modric, Kroos dhe Casemiro, mesfusha më e mirë në histori e Real Madridit

Pronësia e PSG në Katar do të ishte e gatshme të investonte fonde të mëdha në një lëvizje të mundshme.

28-vjeçari ka bërë më shumë se 200 paraqitje për Los Blancos, duke fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe një titull të La Ligas. /Telegrafi/