LAJMI I FUNDIT:

Kroacia përfaqësohet nga Baby Lasagna me “Rim Tim Tagi Dim” në Eurovision 2024

Kroacia përfaqësohet nga Baby Lasagna me “Rim Tim Tagi Dim” në Eurovision 2024
Foto: Screenshot/YouTube

Nga 24 këngët e prezantuara, vetëm 16 prej tyre kaluan në finalen e Dora 2024 të Kroacisë.

Kjo për të zgjedhur fituesin e Eurovision 2024, që këtë vit pritet të mbahet në Malmo të Suedisë.


Finalja u u mbajt në studiot e HRT-së në Zagreb dhe pritej nga aktori Dushko Curlic, prezantuesja televizive Maja Ciglenecki dhe gazetarja Anja Cerar.

Foto: Screenshot/YouTube

Vendimi u nda midis televotimit (me vlerë 50%), jurisë ndërkombëtare (25%) dhe jurisë kroate (25%).

Të gjitha lajmet nga Eurovision
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eurovision

Pasi u numëruan të gjitha votat, Baby Lasagna u shpall fitues me këngën “Rim tim tagi dim”.

Në vend të dytë u rendit Vinko me “Lying Eyes” dhe në vend të tretë Let 3 me “Baba roga”.

Shqipëria sivjet përfaqësohet në Eurovision nga artistja e mirënjohur, Besa Kokëdhima. /Telegrafi/

Eurovision 2024