LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon takimi urgjent Kurti e Vuçiq në Bruksel – ende nuk dihet nëse ka marrëveshje për targat

Vazhdon takimi urgjent Kurti e Vuçiq në Bruksel – ende nuk dihet nëse ka marrëveshje për targat

E plotësuar: Janë bërë më shumë se tri orë që kur në Bruksel ka nisur takimi trepalësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Takimi i cili ka nisur diku rreth orës 10:00 është duke vazhduar ende në ndërtesën e Bashkimit Evropian.

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, ka takuar fillimisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në mëngjes pak pas orës 8. Pas kësaj, rreth orës 9 ka pasur një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

BE-ja ka njoftuar se pas përfundimit të takimit do të ketë një konferencë për media nga shefi i diplomacisë, Josep Borrell por koha nuk është bërë e ditur.

Ndërkaq mediat në Serbi kanë bërë të ditur se nuk ka përafrim të qëndrimeve sa i përket zgjidhjes së krizës lidhur me targat.

—–

E plotësuar:  Në Bruksel tashmë ka nisur takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë –Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë pritur në takim nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell së bashku me emisarin për dialogun Miroslav Lajçak.

Para takimit trepalësh, Borrell ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

—–

E plotësuar: Me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, lideri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen sot në Bruksel.

Takimi mes Borrellit dhe Kurtit i cili nisi në orën 08:00 tashmë ka përfunduar, ndërsa po mbahet takimi ndërmjet Borrellit dhe Vuçiqit.

Pas përfundimit të takimit me Vuçiqin do të ketë takim tre palësh, shkruan Telegrafi.

——
E plotësuar: Në Bruksel tashmë ka nisur takimi ndërmjet shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borell dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Takimi ka nisur në orën 08:00 dhe ka përfunduar, ndërsa ka nisur takimidhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pas kësaj pritet takimi i përbashkët.

—–
Kriza në veri – Kurti e Vuçiq përball njëri-tjetrit sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të përballen sot me njëri-tjetrin në Bruskel.

Bashkimi Evropian ka konfirmuar takimin e nivelit të lartë mes Kurtit e Vuçiqit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti e Vuçiq do të priten në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Borrell do të presë Kurtin e Vuçiqin me fillim nga ora 08:00 e mëngjesit në takime ndaras, ndërsa më pas do të ketë edhe takim trepalësh.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, përmes një postimi në Twitter u shpreh se ka ardhur koha që të shkohet drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi nevojë për deeksalimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell.

Takimet e sotme mbahen një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për gjobitjen e ngasësve të automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se nga 22 nëntori do të nisin shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për shoferët në veri që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme.

Serbët në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave, ashtu siç kanë kundërshtuar të gjithë vendimin e Qeverisë për targat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori