Kristen Stewart tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Kanë me një paraqitje të guximshme gjatë promovimit të filmit të ri “Full Phil”.

Aktorja u shfaq me një veshje gri transparente, të kombinuar me detaje me gurë dekorativë, ndërsa pozoi krah koleges së saj Emma Mackey.


Ylli i “Twilight” kishte zgjedhur një stil më të thjeshtë me atlete sportive dhe flokë të thjeshtë, duke i dhënë paraqitjes së saj një pamje moderne dhe ndryshe nga tapetet klasike të kuqe, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Emma Mackey u shfaq elegante me një fustan të bardhë të ngushtë që vinte në pah linjat e saj, të kombinuar me taka të zeza klasike.

Dy aktoret pozuan së bashku gjatë foto thirrjes së komedisë së re “Full Phil”, ku në kast bën pjesë edhe Woody Harrelson.

Paraqitja e Emmës vjen edhe pas rikthimit të saj në vëmendje për lidhjen me regjisorin dhe fotografin Martin Aleman, me të cilin bëri debutimin publik në ceremoninë BAFTA 2023. /Telegrafi/