LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi reagon pas deklaratave të Lajçakut: Asociacion pa diskutim, njohje duke parë duke bërë

Krasniqi reagon pas deklaratave të Lajçakut: Asociacion pa diskutim, njohje duke parë duke bërë
Foto: Arkiv

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar ndaj deklaratave të dërguarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi, pa Asociacion të komunave serbe në Kosovë.

Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se mesazhi i Lajçakut është i qartë “Asociacion pa diskutim”.

Lajçak: Çdo marrëveshje Kosovë-Serbi duhet të jetë rezultat i kompromisit, Kosova t’i përmbush zotimet për Asociacionin
Lexo po ashtu Lajçak: Çdo marrëveshje Kosovë-Serbi duhet të jetë rezultat i kompromisit, Kosova t’i përmbush zotimet për Asociacionin

“D.m.th Lajcak thotë ‘Nuk ka marrëveshje pa Asociacion’ por kur pyetet për çështjen e njohjes nga ana e Serbisë thotë: ‘Ai nuk ka mandat të përkufizoj se çfarë do të thotë normalizim. Ai ka për mandat vetëm të lehtësoj procesin drejtë normalizimit. I bie palëve të dakordohen se çfarë d.m.th normalizim’. Shkurt, Asociacion pa diskutim, njohje duke parë duke bërë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ndryshe, i dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa zbatimin e Asociacionit të komunave serbe pasi sipas tij për këtë Kosova është zotuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori