LAJMI I FUNDIT:

Krahasimi i Messit dhe Mbappes në moshën 23 vjeçare – statistika mjaft premtuese për francezin

Krahasimi i Messit dhe Mbappes në moshën 23 vjeçare – statistika mjaft premtuese për francezin
(Foto: Getty Images)

Platforma e futbollit, OneFootball, i ka publikuar disa statistika krahasuese ndërmjet Lionel Messit dhe Kylian Mbappes një ditë para finales së Kampionatit Botëror.

Superyllli argjentinas të dielën triumfoi në finalen e Kampionatit Botëror përballë yllit në ngritje të Francës duke e fituar trofeun e vetëm që mungonte në sirtarin e tij – atë të Kupës së Botës.


Mirëpo, shtatë herë fituesi i Topit të Artë u desh të priste deri në moshën 35 vjeçare për ta fituar këtë trofe, derisa Mbappe e ka fituar si 18 vjeçar dhe tashmë ka shënuar në finalen e dytë radhazi.

Për më shumë, francezi e tejkaloi Messin edhe për golashënuesin më të mirë të turneut duke realizuar tetë herë derisa argjentinasi e gjeti rrjetën shtatë herë.

Ditën e finales, Mbappe ishte 23 vjeçar (meqë sot, 20 dhjetor, i ka mbushur 24 vjet), kështu OneFootball i ka sjellë disa statistika interesante që paralajmërojnë se ylli i Les Bleus mund t’i prekë sukseset e dyshes së jashtëzakonshme Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në vitet në vijim.

Në këtë moshë, Messi kishte zhvilluar 269 ndeshje, kurse Mbappe ka luajtur në 303 sosh (duke e përfshirë edhe finalen). Numri total i golave të argjentinasit në atë kohë ishte 108, kurse francezi ka realizuar më shumë se dyfishin, 225 (duke i përfshirë edhe tre golat në finale). Lionel kishte dhuruar 82 asistime, derisa Kylian i ka bërë 111 asistime.

Me Argjentinën deri në moshën 23 vjeçare, Messi kishte bërë 57 paraqitje, kurse Mbappe i ka zhvilluar 64 ndeshje me Francën (duke përfshirë edhe finalen që nuk ndodhet në statistikat e OneFootball). Leo e kishte gjetur rrjetën 17 herë me përfaqësuesen në atë moshë, kurse Kylian e ka bërë dyfish më shumë, 36 herë (duke i numëruar tre golat në finalen e fundit) në ndeshje zyrtare me Les Bleus. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori