LAJMI I FUNDIT:

Kovacic konfirmon synimin për t’u larguar nga Reali

Kovacic konfirmon synimin për t’u larguar nga Reali

Mesfushori i Kroacisë, Mateo Kovacic, ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u larguar nga Real Madridi.

Ylli i kombëtares kroate që kaloi sezonin e kaluar te Real Madridi, kryesisht në stol, nuk dëshiron që me këtë trend të nisë sezonii ri.


Edhe përkundër largimit të Zidanes që nuk e pati Kovacicin lojtarin më të preferuar të tij, mesfushori nuk sheh të ardhme për të te klubi mbretëror.

“Unë dua që të luaj më shumë dhe gjëja më e mirë është të largohem nga Real Madridi”.

“E dua futbollin dhe të qenurit në fushë. Dua mundësinë e të qenurit startues në një ekip tjetër. Nëse nuk luaj, nuk jam i kënaqur”, potencoi Kovacic për Marca.

Ekipi anglez, Tottenham, është lidhur me transferimin e Kovacicit në të kaluarën.

Ai më parë ka qenë edhe pjesë e Interit në Serie A. /Telegrafi/