Real Madridi është i gatshëm që ta shesë në këtë verë Mateo Kovacicin, ndërsa Chelsea dhe Interi, po shpresojnë t’i marrin shërbimet e tij.

Mesfushori kroat ishte i huazuar për një sezon te skuadra londineze dhe siç duket ai dëshiron të qëndrojë në Stamford Bridge edhe në sezonin e ri.

Sipas AS, ‘The Blues’ janë duke u rivalizuar nga Nerazzurët për transferimin e 25-vjeçarit, ndërsa Los Blancos kërkojnë 55 milionë euro nga shitja e tij.

Mateo Kovacic (Foto: Harriet Lander/Getty Images/Guliver)

Kroati tregojë se ishte një transferim i qëlluar nga Chelsea në verën e vitit 2018, pasi kishte disa paraqitje fantastike nën urdhrat e Maurizio Sarrit, edhe pse nuk kishte shënuar gola.

Gjatë kohës kur ishte te Real Madridi, Kovacic më shumë ka qëndruar në stol se sa që ka luajtur, andaj në këtë verë përfundimisht do të largohet nga Santiago Bernabeu.

Kovacic i gatshëm të rikthehet te Interi Kovacic i gatshëm të rikthehet te Interi

Chelsea aktualisht është nën suspendimin për dy afate nga FIFA, e që i lejohet të transferojë vetëm lojtarë nën moshën 18-vjeçare.

Nëse të kaltrit arrijnë të bëjnë ndonjë gjë në këtë aspekt, atëherë mesfushori pritet të transferohet në Londër. /Telegrafi/