LAJMI I FUNDIT:

Kosova zhvilloi stërvitjen e parë, përkushtim dhe optimizëm për sukses – Flasin Kryeziu, Muriqi e Avdijaj

Kosova zhvilloi stërvitjen e parë, përkushtim dhe optimizëm për sukses  – Flasin Kryeziu, Muriqi e Avdijaj

Kosova e ka mbajtur sot seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës kundër Maltës, më 17 nëntor dhe kundër Azerbajxhanit, më 20 nëntor.

Përzgjedhësi Bernard Challandes në këtë stërvitje pati në dispozicion 12 futbollistë, pasi futbollistët që kanë zhvilluar ndeshje të dielën kanë qëndruar në hotel për rigjenerim.


Shqetësim i vetëm tash për tash mbetet gjendja e Mërgim Vojvodës, i cili ka një tërheqje muskulore dhe gjatë seancës së sotme ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër, me vrapime dhe ushtrime të lehta.

Përkundër temperaturave të ulëta djemtë kanë stërvitur me përkushtim në mbrëmjen e sotme, duke dëshmuar kësisoj se i presin me padurim dy ndeshjet e radhës, të cilat do të jenë përcaktuese sa i përket fatit të Kombëtares sonë në Ligën e Kombeve.

Gjatë kësaj stërvitje përzgjedhësi Challandes ka punuar sidomos në pasimet e topit, ku ka kërkuar nga futbollistët që të bëjnë lojë më të thjeshtë dhe vetëm me një ose dy prekje të topit.

Ai ua ka bërë të qartë futbollistëve se në ndeshjen e fundit kundër Ishujve Faroe kanë ngecur pikërisht në këtë aspekt, derisa ka kërkuar që futbollistët të jenë më të përkushtuar në mënyrë që t’i mbulojnë të gjitha hapësirat në fushë, si dhe kur shkojnë përpara në sulm, menjëherë pas humbjes së topit të rikthehen në pozitat  e tyre.

Stërvitjen e sotme të Kosovës nga afër e ndoqën edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu dhe drejtori teknik, Michael Nees.

Mirlind Kryeziu i ardhur nga Zurich, ka folur pas tubimit të parë me Kosovën, duke shtuar se e kanë pritur mirë bashkëlojtarët.

“Jam krenar që jam bashkë me këta lojtarë. Kjo ishte stërvitja e parë dhe ndihem shumë mirë. Stërvitja shkoi super. Ekipi më ka pritur shumë mirë. I njoh disa prej lojtarëve sepse luaj me ta edhe në kampionatin zviceran”.

“Mendoj se mund ta ndihmoj ekipin në repartin defanziv. Debutimi? Shpresoj, por për këtë vendos trajneri. Fokusi njëherë është te ndeshja me Maltën, shpresoj të fitojmë dhe pastaj vijmë në shtëpi dhe të bëjmë festë për kualifikim”, deklaroi ai.

Sulmuesi Vedat Muriqi që me gjasë do të startojë ndaj Maltës, shpreson që të shënojë gol.

“Presim të kualifikohemi tutje dhe jemi shumë optimistë për këtë. Sonte kemi stërvitur vetëm një pjesë e lojtarëve, pasi ata që kanë luajtur dje nuk kanë qenë në këtë stërvitje. Në ditët e ardhshme do të jemi të kompletuar në stërvitje dhe besoj se do të arrijmë të përgatitemi mirë dhe ta arrijmë kualifikimin qysh në Maltë dhe pastaj të kthehemi në shtëpi kundër Azerbajxhanit për festë”.

“Sulmuesi gjithmonë matet me gola, pa marrë parasysh a ka luajtur mirë apo jo dhe kështu është kudo. Në ndeshjen e kaluar kundër Maltës jam angazhuar shumë dhe pas disa rasteve e gjeta edhe golin. Sidoqoftë, nuk është e rëndësishme kush shënon gol sidomos në kombëtare. Rëndësi ka fitorja dhe të ecim përpara edhe si ekip edhe si shtet”, shtoi Muriqi.

Donis Avdijajt që i kanë munguar minutat në ndeshjet e kaluara thotë se pret fitore në të dy ndeshjet.

“Është hera e parë për ne si ekip që të arrijmë diçka. E kemi mundësinë dhe kualitetin që t’i fitojmë të dy ndeshjet, por secili ekip tash dinë të luajë futboll dhe i ka opsionet e veta, prandaj duhet të japim maksimumin si ekip për t’i fituar ndeshjet dhe pastaj për ta festuar suksesin e parë”.

“Në ekipin tim jam në formë shumë të mirë, por kur grumbullohem me Kosovën interesin tim e vendos prapa. Mua më intereson që ta shfrytëzojmë këtë mundësi si ekip dhe të arrijmë sukses. Nëse arrij ta jap kontributin tim do të isha i lumtur, por ky është futboll dhe kushdo që luan duhet ta japë maksimumin”, tha Avdijaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori