LAJMI I FUNDIT:

Kosova U21 përballet sot në udhëtim me Bullgarinë

Kosova U21 përballet sot në udhëtim me Bullgarinë

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zbres në fushë për ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Të përzgjedhurit e trajnerit Afrim Tovërlani do të përballen në udhëtim me bashkëmoshatarët e tyre të Përfaqësueses së Bullgarisë.


Dardanët në këtë takim vijnë pas dy humbjeve radhazi ku u mposhtën në Prishtinë nga Gjermania dhe në udhëtim nga Polonia.

Synim mbetet fitorja në mënyrë që të kalohet Bullgaria në renditjen tabelare.

Pas tre ndeshjeve të luajtura, Kosova zë vendin e katërt në tabelë me tre pikë, derisa dueli me Bullgarinë zhvillohet në stadiumin  Aleksandar Shalamanov në Sofje.

Dueli mes Bullgarisë U21 dhe Kosovës U21 zhvillohet me fillim nga ora 17:30. /Telegrafi/